Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani.

Parakaloi në tapetin e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më pas mori detyrën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.

Në ceremoninë e inaugurimit, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni e zakonshme inaugurimi.

Presidentja, në ditë e parë të punës do të presë në takim ekipin e xhudistëve kampionë, nxënësit e Institutit “ATOMI” dhe do të vizitojë qendrën e vaksinimit.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia