Vjosa Osmani: Qytetarët të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit

Ashtu sikurse dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, iu drejtua gazetarëve me fjalën që sot është një ditë e bardhë për Kosovën. Ajo ftoi qytetarët që të votojnë në këtë proces të rëndësishëm dhe inkurajoi gratë dhe vajzat që të marrin pjesë, pasi barazia fillon nga kutia e votimit.