Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vllaznia drejt ringritjes, prezantohet Matko Djarmati

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 15:34 | Futboll
Vllaznia drejt ringritjes, prezantohet Matko Djarmati

Vllaznia ka nisur projektin e ri dhe, në pritje të firmës me trajnerin Tomas Brdariç, ka prezantuar drejtorin sportiv Matko Djarmati. Kroati, me të kaluar të gjatë në futbollin shqiptar si lojtar, ka nisur një aventurë të re në Shkodër me propozim të klubit të Rijekës, me të cilin shkodranët janë në tratativa për t’u binjakëzuar.

“Vllaznia do të luftojë për një nga Kupat e Europës u shpreh ndër të tjera sponsori i afruar pak ditë më parë në klubin shkrodran”, Alban Xhaferri. “Ky finalizim erdhi si rrjedhojë e një bashkëpunimi që kemi bërë me klubin e Rijekës, një binjakëzim me qëllimin e mirë për të ndarë eksperiencën e tyre me ne. Ishte propozim i tyre, pasi dëgjuam edhr planin e Matkos për klubin dhe objektivin që kemi për vitin tjetër, u arrit ky akord. Jam optimist që vitin tjetër Vllaznia do të jetë me rezultate e objektiva të rinj, që është për të kapur Kupat e Europës. Uroj e shpresoj që të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne dhe t’ia dalim sa më mirë”, shtoi Xhaferri, i cili këto kohët e fundit është aktiv, për momentin në rolin e një sponsori.

Në këtë situatë mbetet i paqartë funksioni që do të ketë Suad Lici në radhët e klubit shkodran, pasi tashmë administratori duket jashtë vendimmarrjeve në aspektin teknik të ekipit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani