Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vllaznia i trembet aleancave, Partizani mendon të ardhmen

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 17:19 | Futboll
Vllaznia i trembet aleancave, Partizani mendon të ardhmen

Sfida direkte për titullin, frikë nga aleancat, synimi për t’u rikthyer në garën për kupat e Europës, por edhe projekti i së ardhmes. Mes të gjithë këtyre elementëve, Kategoria Superiore përgatitet të luajë këtë të mërkurë javën e 22-të. Me një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, Vllaznia kërkon të ndryshojë ecurinë në Durrës, përballë Teutës pretendente.

“Nëse kemi shansin 5 ndeshjet e fundit të fitojmë titullin, sigurisht do e pretendojmë. Nëse ka aleanca nuk ndryshojmë dot gjë. Nuk është në dorën tonë. Nuk kemi frikë, por kujdes. Çështja e shkarkimit të trajnerit nuk është biseduar aspak. Në Kupë duhet fitore me patjetër, humbja do ishte shumë zhgënjyese. Do bëjmë maksimumin në të dy frontet. Objektivi i klubit janë Kupat e Europës. Si ka shkuar kampionati, çdo njeri ka objektiva të larta”, tha Matko Djarmanti, drejtor sportiv i Vllaznisë.

Kukësi sfidon Laçin, një tjetër skuadër që nuk i ka fshehur ambiciet për titullin, me Josën që kërkon ndryshim mentaliteti.

“Vlerësojmë maksimalisht Laçin për atë që ka bërë deri më tani. Skuadra jonë dha njëfarë shkëndijë në Durrës pavarësisht se nuk fituam. U munduam të luajmë futboll të mirë si në sulm dhe në mbrojtje. Vendi i tretë? Do mundohemi ndeshje pas ndeshje. Skuadra ka kapacitet, do vetëm ndryshim mentaliteti. Edhe në këtë ndeshje barazimi ndihmon skuadrat e tjera”, tha Mirel Josa, trajner i Kukësit.

Partizani pret shansin të parakalojë Vllazninë. Të kuqtë po mendojnë edhe për të ardhmen, duke qenë se nëntë lojtarëve u përfundojnë kontratat. E ardhmja e Skënderbeut kalon nga Kastrioti, si shansi i fundit për të synuar mbijetesën.

“Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë. Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi. Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë”, tha Ilir Daja, trajner i Partizanit.


A2 CNN Livestream

Dita jonë