Vlorë, 80% me pak vizitorë se fillimi i gushtit të kaluar

Gushti sjell shpresë që fluksi i zakonshëm i pasagjerëve, pushuesve dhe turistëve të cilët mbërrijnë me dy tragetet e linjës Vlorë –Brindisi-Vlorë do të jetë më i lartë në ditët në vijim.
Këtë të martë fillim gushti, me dy tragetet e linjës Vlorë Brindisi kanë mbërritur 354 pasagjerë.
Krahasuar me një vit më parë, në këtë periudhë sigurisht që jemi shumë herë më dobët, afro 80 % më pak se 2019, në të cilën në fillim gushti ka patur një mesatare prej 2000 pasagjerësh ditorë.
Pasagjerët të cilët mbajnë numrin më të lart të mbërritur në vendin tonë nga porti i Vlorës për gjatë kësaj periudhe janë shqiptarët rezidentë në Itali të cilët vijnë për pushime dhe vizita në vendin e tyre.
Por si për të mbajtur shpresat gjallë, gjen edhe ndonjë Italian që ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.
COVID-19 ka ndikuar drastikisht në uljen e numrit të pasagjerëve të mbërritur nga porti i Vlorës. Gjatë muajt korrik të vitit 2019 nga ky port mbërrinin 20500 pasagjerë, ndërsa këtë vit kanë ardhur gjatë gjithë korrikut 5023 pasagjerë .

  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, një person qëllon me armë në drejtim të Policisë
  • LAJMI I FUNDIT | Policia: Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy kalimtarë
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, në vendngjarje kanë mbërritur Forcat Shqiponja, pritet FNSH
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Personi vijon të qëllojë me armë, bën rezistencë
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Banesa është rrethuar nga Forcat Shqiponja
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, personi i cili po qëllon, i identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç