Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vlorë, autoritetet mbyllin “tregun e orizit”, nuk kishte masa sigurie

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 13:23 | Aktualitet
Vlorë, autoritetet mbyllin “tregun e orizit”, nuk kishte masa

Dhjetëra tregtarë të tregut të orizit në qytetin e Vlorës kanë protestuar para bashkisë paraditen e kësaj të mërkure, shkak i protestës ka qenë mbyllja e menjëhershme dhe e pa paralajmëruar e këtij tregu nga Shtabi i Mbrojtjes Civile të qarkut të Vlorës dhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.

 Mos respekti i distancave dhe mungesa e elementeve të sigurisë në kuadër të masave kundër COVID-19, mësohet të jenë arsyet e mbylljes së këtij tregu.

Ndërkohë drejtori i autoritetit te kontrollit ushqimor në Vlorë ka kërkuar përmbushjen e kushteve të sigurisë në këtë treg, për të mundësuar më pas edhe rihapjen e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani