Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vlorë-Brindizi, tashmë në linjë një traget i ri me çmim më të lirë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 14:15 | Aktualitet
Vlorë-Brindizi, tashmë në linjë një traget i ri me

Nga 23 Nëntori, porti i Vlorës do të funksionojë me dy operatorë në linjën detare për transportin e pasagjereve dhe mjeteve Vlorë-Brindizi.

Kontrata e nënshkruar tashmë mes palëve nis zbatimin këtë fund nëntori, ndërsa drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj sqaron se më në fund është arritur të ketë konkurrencë në këtë linjë. Sipas tij, është synuar që t’i jepet fund monopolizimit të transportit detar nga Vlora.

“Duke filluar nga data 23 nëntor, qytetarët e Vlorës do të udhëtojnë me një traget të ri i cili quhet “Prince”. Është një kompani greke, me përfaqësuesin e saj “Gerveni Sealines”. Ky traget ka një kapacitet prej 1000 pasagjerësh dhe ka shumë facilitete për udhëtarët që do të udhëtojnë me të. Shpejtësia mesatare e tij do të jetë 70 milje në orë. Bileta do të jetë 30% më lirë nga ato aktuale”, u shpreh Admir Malaj.

Malaj, garantoi se porti i Vlorës i disponon aktualisht të gjitha kapacitet akomoduese pas ndërtimit të terminalit të ri. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani