Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vlorë, dhunohet fizikisht një avokat

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 09:23 | Kronikë
Vlorë, dhunohet fizikisht një avokat

Një avokat që ushtron profesionin pranë Gjykatës së Vlorës ka qenë objekt i një sulmi fizik këtë mëngjes.

Kujtim Cakrani deklaroi për mediat se ky ishte një sulm për shkak të detyrës.

“Sot në mëngjes, në një lokal para zyrës sime, më kanë kërcënuar që të heq dorë nga një çështje. Unë jam avokati që përfaqësoj viktimën për rrëmbim personi. Ata kanë parë ndoshta një intervistë timen të para disa ditëve dhe kanë ardhur të më kërcënojnë. Këta persona më kanë goditur në kokë. Unë kam lajmëruar policinë, por ata u larguan”, tha Cakrani.

Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet nga këta persona, por sot ishte hera e parë që kanë ushtruar ndaj tij dhunë fizike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu