Vlorë, i shumëkërkuari arrestohet pas shkëmbimit të zjarrit me policinë – A2

Vlorë, i shumëkërkuari arrestohet pas shkëmbimit të zjarrit me policinë

Policia e Vlorës ka njoftuar kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në tentativë për t’i shpëtuar policisë, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj saj duke u rrezikuar jetën efektivëve, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.