Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 18:51 | Kronikë
Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të kësaj të hëne në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas qëlloi mbi veten, duke mbetur i vdekur.

Nga burimet policore mësohet se Geni Koreta, 39 vjeç, i cili vuante nga depresioni qëlloi për vdekje xhaxhain 64-vjeçar Jorgji Koreta, një ish-oficer policie dhe më pas ka vrarë veten. Banorët e zonës u shprehën të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa është sekuestruar arma e gjahut, si provë materiale. Paraprakisht mendohet se xhaxha e nip ishin në një konflikt pronësie, ndërsa vrasja ka ndodhur gjatë një zënke mes tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë