Vlorë, pylli i Sodës tani është kthyer edhe në një varrezë makinash

Katastrofë mjedisore në pyllin e Sodës në Vlorë. I cilësuar si “mushkëria” e qytetit ky pyll është kthyer në vend grumbullim mbeturinash. Por ndotja e vazhdueshme tashmë e ka kthyer pyllin edhe në një varrezë makinash.
Përveç shumëllojshmërive të mbeturinave që dergjen këtu, tani mund të gjesh edhe pjesë makinash, të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në zonë.
Thirrjet sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, mesa duket nuk kanë bërë efekt, ndërsa në terren kanë zbritur policia e rendit dhe ajo bashkiake për të hetuar këtë ndotje të rëndë.
Pas marrjes së njoftimit, policia bashkiake dhe ajo e rendit janë angazhuar në mbledhjen e provave të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe gjetjen e autoreve.
Sipas bashkisë së Vlorës gjendja në të cilën është katandisur pylli i Sodës kërkon një fond të konsiderueshëm në vlerën e 5 milionë eurove për pastrimin e plotë të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2