Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Voda: Marrëveshja me Frontex-in, sugjerim i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 14:04 | Politikë
Voda: Marrëveshja me Frontex-in, sugjerim i BE-së për vendet e

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në “Ditari” në A2 CNN shpjegoi pse u ofrua asistenca e Frontex.

“Marrëveshja me Frontex-in nuk është rast i izoluar apo specifik. Është një marrëveshje e cila është e të njëjtit standard siç e ka Italia, Franca dhe Gjermania me Frontex-in. Ne ndajmë kufi me Evropën dhe kjo marrëveshje ka qenë sugjerim i BE-së për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi BE-ja në strategjinë e saj për çeljen e negociatave e ka vënë gjithmonë si detyrë. Ne jemi thjesht vendi i parë që e ka finalizuar marrëveshjen”, deklaroi Voda.

“Sfida kryesore janë flukset migratore për BE-në, por edhe terrorizmi dhe krimi ndërkombëtar. Marrëveshja nuk ka afat kohor, është lënë e hapur, por palët kur ta çmojnë të arsyeshme, kanë të drejtë që të tërhiqen nga marrëveshja”, shtoi zv/ministrja e Brendshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani