Vokshi: Me PD në pushtet të rinjtë deri në 35 vjeç do të kenë kushte gjuhësh të huaja falas

“Investim cilësor dhe të barabartë për çdo nxënës e student”. Është ky fokusi i Partisë Demokratike për arsimin kur të vijë në pushtet. E ftuar në Ditari në A2 CNN, një ditë pas prezantimit të programit, përfaqësuesja demokrate Albana Vokshi, e cila është një zë i fuqishëm opozitar për problemet e arsimit në vend, theksoi se prioritet i PD-së do të jetë krijimi i një infrastrukture normale për fëmijët.