Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vokshi: Të mbyllen urgjentisht fasoneritë, virusi mund të shpërthejë në mënyrë dramatike

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 11:35 | Politikë
Vokshi: Të mbyllen urgjentisht fasoneritë, virusi mund të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpreh në A2 se Rama dhe qeveria i kanë konsideruar të gjithë tenderat, prokurimet, si kontrata sekrete, për të fshehur çmimet skandaloze që pajisjet mjekësore janë blerë.

“PD ka ngritur shqetësimin e madh se Rama dhe qeveria i kanë konsideruar të gjithë tenderat si kontrata sekrete. Menjëherë sapo jemi vënë në dijeni të këtij fakti, jemi vënë në lëvizje. Këto kontrata nuk kanë pse të konsiderohen si sekrete. Nëse blihet një maskë, çfarë sekreti shtetëror është kjo? Janë bërë 4 tendera me urgjencë të madhe. PD i kishte kërkuar qeverisë që në fillim të shkurtit të blejë mjete për këtë situatë. Në një nga tenderat, ata donin të fshihnin çmimet skandaloze të blerjes së këtyre pajisjeve. Nëse unë blej një maskë 4 euro, si mund ta blejë qeveria 8 euro. Si mundet një shtet i tërë ta blejë me një çmim të tillë?”, ngriti shqetësimin Vokshi në A2.

Më tej, Vokshi paralajmëroi se do të ketë edhe në ditët në vijim denoncime të tjera me fakte skandaloze siç i cilësoi ajo. “Kemi denoncuar vetëm një nga 4 kontratat deri tani, por do të ketë edhe në ditët në vijim denoncime në vijim, aktualisht po mbledhim informacionin e plotë. Korrupsion skandaloz”.

Deputetja e PD bëri thirrje edhe njëherë tjetër për shtimin e numrit të testimeve. “Opozita është munduar të bëjë sapo virusi kishte të filluar të përhapej, ka qenë të qëndrojë një opozitë konstruktive, me propozime konstruktive në shëndetësi dhe ekonomi. Qeveria, të paktën për pjesën e propozimeve, e ka bërë veshin e shurdhër. Mungesa e testimeve masive ka bërë që ne të mos kemi një model shqiptar. Ne nuk kemi një kurbë të qartë, pa një testim masiv të popullsisë. Nga informacionet që ne kemi, kurba do të ishte ndryshe nëse shifrat do të ishin reale. Me rritjen e numrit të testimeve kemi pasur edhe rritje të numrit të qytetarëve që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Është një amulli totale”.

Vokshi bëri thirrje që të mbyllen urgjentisht fasoneritë. “Dy ditët e fundit janë disa vatra të reja të hapura, të cilat janë shumë të rrezikshme pasi janë në fasoneri. Kemi kërkuar me ngulm mbylljen e fasonerive. Shumë qytete janë bërë vatra, të cilat mund të shpërthejnë në mënyrë dramatike. Kam marrë informacione se janë 27 fasoneri në Krujë, nga të cilat vetëm 7 janë mbyllur. Mbi 5 mijë gra dhe vajza punojnë në kushte të papërshtatshme. Rama ka para mjaftueshëm”, tha Vokshi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani