Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Volejbolli shqiptar njëzëri: Së bashku ia dalim!

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 20:56 | Sporte të tjera
Volejbolli shqiptar njëzëri: Së bashku ia dalim!

Koronavirusi nuk e ka ndalur volejbollin shqiptar të bëhet bashkë në ditët e karantinimit, edhe pse jo nga parketet apo sallat e sportit.

Dhjetra volejbollistë iu përgjigjën nismës së kreut të Federatës, Erlind Pëllumbi, duke ndarë mesazhe sensibilizimi në luftën kundër Covid-19. Nga ata të cilët përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare, volejbollistë nga kampionati vendas, trajnerë e deri tek ikona të dekadave të mëparshme, rrjeta shqiptare bën thirrje për t’u kujdesur sa më shumë në mënyrë që t’i rikthehemi sa më parë një prej sporteve më të dashura në vend.

 Kombëtarja shqiptare e meshkujve ndërkohë, e cila rikthehet pas një viti mungesë, pret të mësojë fatin e eliminatoreve të Evropianit nëse do të ndikohen apo jo nga koronavirusi. Shqipëria do të sfidojë fundin e muajit gusht përfaqësueset e Sllovakisë, Rumanisë dhe Zvicrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë