Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vonesat e vetting-ut, raporti i ISP: Komisionerët, deri në 20 muaj për një vendim

Nga A2 CNN
30 Gusht 2019, 17:13 | Aktualitet
Vonesat e vetting-ut, raporti i ISP: Komisionerët, deri në 20 muaj

Që prej nisjes së vetting-ut, deri më tani, 189 gjyqtarë e prokurorë i janë nënshtruar rivlerësimit. 69 prej tyre janë shkarkuar, ndërsa 38 kanë dhënë dorëheqjen, për të mos iu nënshtruar fare procesit. Sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike, në gati 2 vite vetting, procesi ka qenë jo pak i ngadaltë.

Ligji parashikon që rivlerësimi i një njeriu të drejtësisë të kryhet në një periudhë 2-3 mujore, por institucionet e vetting-ut në jo pak raste e kanë çuar deri në 20 muaj.

“Më shumë se aspekti formal, çështja është thelbi i vetting-ut. A janë zbatuar të njëjtat standarde? Kemi raste ku nuk janë zbatuar të njëjtat standarde. A kemi argumente dhe kritere të njëjta për subjekte të njëjtë? Shohim se një numër i madh largohen për shkak të pasurisë, por nuk hetohen elementët e tjerë, nëse është profesional, apo jo”, thotë Afrim Krasniqi, drejtori i ISP.

Komsionerja Pamela Qirko rezulton të ketë pasur numrin më të madh të çështjeve të gjykuara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Dhe në 66 % të rasteve i ka konfirmuar në detyrë subjektet e rivlerësimit. Tolerante sipas raportit figuron dhe kryetarja Genta Bungo. Ndërsa më e rrepta që ka vendosur më shumë shkarkime është komisonerja Alma Ffskaj.

Roland Ilias i janë ankimuar më shumë vendime në shkallën e dytë të vetting-ut. Në 85% të rasteve vendimet e marra në këtë shkallë kanë qenë shkarkime nga detyra. Ndërkombëtarët e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë ankimuar 38% të çështjeve që kanë kaluar për rigjykim në kolegj, pjesa tjetër është kundërshtuar nga vetë komisionerët publikë. Por vonesat e në vetting janë reflektuar dhe në konstituimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.

Pas gjetjeve të vetting-ut, sipas raportit, në 10 raste është rekomanduar hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ngelur në klasë, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani