Vonesat në punimet e rrugëve, qeveria krijon Agjencinë për Shpronësimet

Qeveria do të krijojë një agjenci shtetërore për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugëve apo projekte të tjera për interes publik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se kjo agjenci do të lehtësojë procesin që është kthyer në një pengesë të madhe për vijimësinë e punimeve dhe se do të shmangë gjyqet për vlerësimin e pronave.
“Ka shumë projekte janë të bllokuara apo ecin me ritme të avashta për këtë problematikë, dhe për këtë arsye kemi nisur një punë për nisjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik, për t’i krijuar mundësinë projekteve që të zhvillohen, por edhe pronareve që të kompensohen”, deklaroi Balluku.
Ministrja shtoi projektet e pasakta të zbatimit si një problematikë që ka dëmtuar në zvarritjen e afateve të përfundimit të një pjese të akseve rrugore
“Shumica e projekteve me ato shifra marramendëse, kanë qenë skadonte, dhe pasi t’i ecën e kupton që edhe gjurma nuk është definuar. Na është dashur të rikthehemi nga zero”, vijoi ministrja.
Deklaratat e ministres u bënë gjatë analizës së performancës së agjencive dhe institucioneve të varësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2