Vota e diasporës, ndryshimi që premton vota e emigrantëve

Vota e diasporës, aq e debatuar në Shqipëri, është realitet në Kosovë. Valbona Boletini, mbesa e heroit Isa Boletini, e cila si qytetare e Kosovës ka votuar nga Tirana, dhe bashkëdrejtori i organizatës Germin Lirim Krasniqi, flasin më shumë për votën e emigrantëve dhe ndikimin që kjo votë mund të ketë në politikën në Kosovë dhe Shqipëri.