Vota e emigrantëve, PD e PS shkëmbim akuzash për dështimin e procesit

Edhe në këto zgjedhje, shqiptarët jashtë atdheut nuk do të kenë mundësi të votojnë, pavarësisht premtimeve të shumta të forcave politike, të cilat ja hodhën fajin njëra-tjetrës për këtë dështim. Në një deklaratë për shtyp, PD akuzon qeverinë si përgjegjësen kryesore për mos realizimin e këtij procesi për zgjedhjet e 25 prillit.