Votat e diasporës në Kosovë do të numërohen pas pak ditësh

Nga Prishtina Alba Alishani ka raportuar për ecurinë e procesit të votimit deri mëngjesin e kësaj të hëne. Deri më tani janë numëruar 97% e votave ku kryeson Lëvizja Vetëvendosjes me 48.18% të votave. PDK 17.36%, LDK 13.17%. Sipas gazetares së A2 CNN dorëzimi është bërë në Fushë Kosovë ku është qendra e numërimit, ndërsa votat e Diasporës do të numërohen për pak ditë, për çështje proceduriale.