Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Votat e pavlefshme, Beqaj: Provokim nga simpatizantët e opozitës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 13:46 | Politikë
Votat e pavlefshme, Beqaj: Provokim nga simpatizantët e opozitës

Ilir Beqaj deklaroi në “Ditari” në A2 CNN se mes votave të pavlefshme në zgjedhjet e 30 Qershorit, “një pjesë e tyre janë edhe vota të pilotuara nga opozita jashtëparlamentare”.

“Dyshoj se një pjesë e tyre janë edhe vota të pilotuara nga opozita jashtëparlamentare. Simpatizantë të saj kanë shkuar enkas për të nxjerrë vota të pavlefshme me dyshimin se ne gjatë numërimit nuk do t’i nxirrnim ato. Kanë dashur të na provokojnë për të thënë pastaj që ne i manipuluam”, deklaroi deputeti socialist.

Në lidhje me videon e publikuar nga Partia Demokratike, ku shihej një komisioner duke futur fletën e votimit në kuti, Beqaj theksoi se çdo indicie duhet hetuar.

“Personi çohet nga tavolina dhe fut fletën e tij. Ai nuk shkoi me tufë fletësh në kuti. Le të hetohet dhe pastaj, kush ka përgjegjësi, të marrë ndëshkimin sipas legjislacionit shqiptar për cenimin e zgjedhjeve”, theksoi Beqaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli