Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Votat me kusht dhe të diasporës shtyjnë shpalljen e rezultatit përfundimtar në Kosovë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 10:26 | Kosova
Votat me kusht dhe të diasporës shtyjnë shpalljen e rezultatit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një lidhje direkte në Ditarin e orës 09:00 në A2 tha se rezultatet aktuale janë paraprake, ndërsa do të duhet disa ditë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Ai sqaroj se kur do të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

“Deri mbrëmë vonë janë publikuar rreth 96% e rezultatit të votimeve, ndërsa për 4 përqind ende nuk janë procesuar rezultatet ndoshta për arsye të ndryshme, ka ndonjë mospërputhje. Duhet të kemi parasysh që rezultatet e deritanishme janë paraprake. Gjatë ditës së sotme do të bashkëngjiten edhe të dhënat nga këto vendvotime. Tashmë puna e KQZ fokusohet te shpallja e rezultatit përfundimtar dhe për këtë do të na duhet disa ditë. Ne do të presim nëse do të ketë ankesa sot deri në orën 19:00 lidhur me ngjarjet e një dite më parë dhe më pas në qendrat e numërimit dhe të rezultateve do të grumbullohet i gjithë materiali zgjedhor dhe të dhënat do të futen në sistem”.

Votat me kusht dhe votat e diasporës

“Sipas të dhënave, numri i pakove me fletëvotime të supozuara të ardhura nga diaspora ka qenë rreth 16 mijë. Kjo do të thotë që ne ende nuk e dimë sa është numri i fletëvotimeve. Votat me kusht është për ata qytetarë që nuk mund të shkojnë dot në qendrat e votimeve. Ky numërim i këtyre votave nuk bëhet menjëherë sapo përfundon votimi sepse librat ku nënshkruhen votuesit i skanojmë e më pas i verifikojmë. Sa i përket votave të personave me nevoja të veçanta është pak a shumë një procedurë e njëjtë, na duhen disa ditë. Ndoshta nga fundi i javës do të nisim m numërimin e votave që do t’i bashkohet rezultatit përfundimtar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë