Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Voton kryetarja e KQZ: Të tregojmë kulturë demokratike

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 09:29 | Kosova
Voton kryetarja e KQZ: Të tregojmë kulturë demokratike

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka shfrytëzoi të drejtën për të votuar që herët në mëngjes.

Ajo kërkoi nga qytetarët dhe subjektet politike që të tregojnë kujdes dhe kulturë të lartë demokratike.

"Pasi e përfundova obligimin tim qytetar i ftoj të gjithë qytetarët, i ftoj të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që ditën e sotme të kenë kujdes, pasi procesi që nga ky moment është në duart e tyre, ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh gjatë ditës së sotme në fund të ditës i faturohet Kosovës e jo atyre. Pra, t’u tregojmë të gjithëve se kemi kulturë të lartë demokratike, se dimë të votojmë dhe se e duam shtetin tonë", tha Daka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu