Vrasja e Buçimasit, hetimi do të përqendrohet edhe në kurimin e autorit

Ngjarja e rëndë mbrëmjen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali 44 vjeçar Olsi Çekiçi masakroi me thikë nënën e tij 70-vjeçare, pritet të ketë një hetim kompleks.

Edhe pse për ngjarjen nuk ka ndonjë mëdyshje mbi dinamikën apo autorësinë, hetimet pritet të përqendrohen edhe në faktin e trajtimit të problemeve mendore që ka pasur autori i kësaj ngjarje. Dhe natyrisht të dalin përgjegjësitë, nëse do të ketë, të institucioneve mjekësore që kanë pasur për detyrë ta trajtojnë apo monitorojnë gjendjen e tij.