Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Bujar Çelës, policia shpall në kërkim ekzekutorin e dyshuar

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 15:22 | Kronikë
Vrasja e Bujar Çelës, policia shpall në kërkim ekzekutorin

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, më 17 shtator, në Bradashesh, të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për shtetasin Nuredin Dumani, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajte pa leje". Policia po punon për arrestimin e 37-vjeçarit.

Një ditë më parë, u zbulua se dyshohet që porositësi i kësaj vrasje të ketë qenë Erion Alibej, i arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, Emiljano Ramazani, dhe i vrasjes së ndodhur më datë, 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi, Regis Runaj. Aktualisht, ndaj Alibejt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

https://a2news.com/2020/10/08/vrasja-e-vellait-te-talo-celes-porositesi-i-arrestuar-edhe-per-2-ekzekutime-te-tjera/
https://a2news.com/2020/10/05/kryeprokurori-ne-elbasan-bandat-po-diktojne-jeten-ekonomike/

A2 CNN Livestream

Dita jonë