Vrasja e grave, Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala rrëfejnë ngjarjet që i kanë shokuar

Sabrina Benga, Klarita Ismalaja, Irvana Hyka, Liljana Buzo dhe Diana Vukaj janë vetëm disa prej vajzave dhe grave, që mbeten viktima të burrave, gjatë vitit 2021. Kjo listë e gjatë na tregon se dhuna e grave dhe femicidi nuk janë raste të izoluara, por një fenomen dramatik i shoqërisë si dhe një sfidë për shtetin shqiptar.

Gazetarët Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala kanë treguar për A2 CNN, vrasjet e grave që i kanë shokuar përgjatë viteve në karrierë. Fevziu ndalet tek dy vrasje të bëra nga babai për shkak të presionit të shoqërisë dhe mentalitetit maskilist ndërsa Lala tek rasti tragjik i ish-gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti, që nuk e pranoi kurrë ndarjen me të.