Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Ibrahim Bashës në Lazarat, ekstradohet nga SHBA pjesëtari i grupit që qëlloi mbi Policinë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 15:09 | Kronikë
Vrasja e Ibrahim Bashës në Lazarat, ekstradohet nga SHBA

Ruhan Hiraj është depërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, pasi akuzohet se është një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot "Dëshmor i Atdheut", si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur".

Ai ka mbërritur këtë paradite në Tiranë, ku edhe do të përballet me organet shqiptare të drejtësisë.

https://youtu.be/EZ5JTVgvC6I

Vrasja e “Dëshmorit të Atdheut”, Ibrahim Basha

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.

“Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimin me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu