Vrasja e Indrit Çelajt, shpallen në kërkim ndërkombëtar vëllezërit Kusi

Pak ditë pas kontrolleve të shumta në rrethinat e Tiranës, policia shpalli në kërkim ndërkombëtar dy vëllezërit Kusi, të cilët vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj. Hetuesit thanë se për herë të fundit antenat telefonike i kanë gjurmuar vëllezërit në qytetin e Korçës dhe më pas asnjë shenjë e tyre. Dyshohet se të rinjtë janë larguar ilegalisht drejt Greqisë. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit la në burg babain e Griseldos dhe Albanos, Bujar Kusin.

Shkarkoni aplikacionin e A2