Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e Marvi Mihalit, tension mes familjarëve në sallën e gjyqit

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 17:34 | Kronikë
Vrasja e Marvi Mihalit, tension mes familjarëve në sallën e

Prindërit e Marvi Mihalit, 22 vjeçarit të vrarë për një karikues telefoni, nuk e ruajtën qetësinë në seancën e së hënës ndaj të akuzuarve për krimin. Me tone të larta ata i konsideruan shpifëse deklaratat publikë prindërve të të pandehurve, sikur kishin kërkuar dëmshpërblim për vdekjen e djalit të tyre.

“Nuk bëj pazar me gjakun e fëmijës tim. Ata shpifin. Më vranë djalin”, tha Fatmira Mihali.

Tom Bitraj, babai i Dejvi Bitrajt, reagoi zë lartë pa leje të gjykatës, duke thënë se po gënjenin, pasi kishin bërë padi për 340 mijë euro. Reagimi nxehu gjakrat dhe mes palëve vërshuan fyerje dhe etiketime të ndërsjella, nga “familje kriminelësh” në “vrasës”, “i paburrë”, apo “do ta shikoni se kush jemi”.

Gjykata vendosi të ndërpresë seancës për shkak të shkeljes së etikës, por akuzat vijuan jashtë saj.

“Unë kërkoj drejtësi, në momentin që nuk do të bëhet drejtësi, le të funksionoi ligji i Kuranit dhe i Kanunit, do të flijohem”, deklaroi jashtë Gjykatës babai i viktimës, ndërsa e ëma mohoi çdo padi dëmshpërblimi.

Nuk munguan kundër akuzat.

“Kam vlerësuar dhimbjen. Kam gjetur njerëz për ta takuar, dhe nuk pranoi. Ke njerëz me më dhënë lekët, tha ai”, deklaron Tom Bitraj, babai i Dejvit.

Marvi Mihali u vra me thikë në gusht 2017 gjatë një përleshjeje mes disa të rinjsh. Prokuroria akuzon të rinjtë Dejvi dhe Eugen Bitraj dhe Marsel e Krindens Alla për ngjarjen, për të cilët ka kërkuar një total me 87 vite burg.

Në seancën e së hënës, përmes avokatit, prindërit e viktimës kërkuan dënime me nga 35 vjet burg për secilin nga të pandehurit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë