Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, trupi i pajetë ende në greminë. Terreni vështirëson operacionin e Policisë

Publikuar më: 6/11/2021, ora 15:52

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga gjetja e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë-Mollë, ai nuk është lëvizur prej aty. Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, i cili po ndjek veprimet e policisë, raporton se terreni është shumë i vështirë dhe për këtë arsye po pritet mbërritja e Forcave Speciale sepse nuk po nxirret dot trupi i viktimës. Trupi është i dekompozuar, çka lë të mendohet se është vrarë disa javë më parë. Trupi i biznesmenit të fushës së inerteve u gjet këtë paradite pas kërkimeve të policisë. Një ditë më parë, në zonën aty pranë u gjet xhupi i tij dhe me ndihmën e qenve u bë e mundur edhe lokalizimi i trupit të 43-vjeçarit.