Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet Elvis Gaçaj

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 12:57 | Kronikë

Policia e Durrësit ka arrestuar një natë më parë, pak pas mesnate, Elvis Gaçajn, person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos në kryeqytet. Ai fillimisht i ka bërë rezistencë Policisë duke i ikur disa postblloqeve. Në momentin e arrestimit ai ka qenë edhe i armatosur me një armë pa leje.

Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet. Në prill të vitit 2018 ai bashkë me persona të tjerë u arrestuan në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë. Policia në atë kohë tha se ata po  bëheshin gati të kryenin një atentat, pasi u kapën me një pistoletë pa leje. Por nuk dihet se si ata kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë.

Ai ishte një prej tetë personave të shpallur në kërkim për këtë vrasje dhe dyshohet se ka qenë tepër aktiv në vrasjen e ish-efektivit të Policisë Malko. Në burg për këtë vrasje vazhdon të mbetet Belndi Teta, për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga “pengim i zbardhjes së të vërtetës” në “përfshirje në vrasje”.

https://a2news.com/2019/10/02/e-kaluara-problematike-e-malkos-publikohet-video-e-plagosjes-ku-dyshohet-si-autor/
https://a2news.com/2019/09/28/zbardhet-vrasja-e-santiago-malkos-8-persona-ne-kerkim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani