Vrasja e të riut në Vlorë, flet babai i viktimës: Nuk kishte probleme, shteti të mos tërhiqet para krimit

Babai i Kristian Breshanajt, të riut vlonjat të ekzekutuar në 24 maj, kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal. “Ai ka qenë djalë i rregullt, lëvizte lirshëm. Po të kishte pasur probleme do të kishte qenë i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie që ta kenë penalizuar. Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristiani u dënua pasi s’kishte patentë, shokut iu gjet një bimë kanabis”, tregon Edmond Breshanaj për A2.