Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e vajzës së ideologut të Putin, Rusia akuzon shërbimet sekrete të Kievit

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 15:35 | Bota
Vrasja e vajzës së ideologut të Putin, Rusia akuzon

Rusia akuzoi shërbimet sekrete ukrainase për vrasjen e vajzës së aleatit të ngushtë të Putinit, ideologut Alexander Dugin. Gazetarja Darya Dugina humbi jetën kur automjeti i drejtuar prej saj u hodh në erë pranë Moskës.

Babai i saj Alexander, një ultranacionalsit që konsiderohet si truri i shefit të Kremlinit dhe arkitekt i luftës ruse në Ukrainë, mund të ketë qenë shënjestër e sulmit. Shërbimi sekret rus, FSB, thotë se e ka zgjidhur rastin dhe se Kievi është përgjegjës direkt. Autoritetet ukrainase e kanë mohuar përfshirjen në shpërthim, por sipas një deklarate të FSB-së, e cituar nga mediat ruse, shërbimet sekrete të Kievit kishin punësuar për vrasjen një kontraktoreje që kishte udhëtuar në Rusi në mesin e muajit korrik, bashkë me vajzën e saj.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi pretendon se gruaja kishte marrë me qira një apartament në të njëjtën godinë me Daria Dugina dhe se pas vrasjes ishte arratisur në Estoni. “Krimi është përgatitur dhe kryer nga shërbimet sekrete ukrainas. Ekzekutuesja e tij është shtetasja ukrainase Natalia Vovk, e lindur më 1979. Ajo mbërriti në Rusi më 23 korrik bashkë me të bijën Sofia Shaban dhe doli nga vendi përmes rajonit të Pskov, nga ku arriti në Estoni.

Por ndërsa Moska akuzon Ukrainën, një grup i armatosur brenda Rusisë, i cili deri më tani ishte i panjohur, ka marrë përsipër sulmin. Sakaq mediat britanike thonë se ka dyshime të forta se pas sulmit që i kushtoi jetën vajzës së atij që nga shumë cilësohej si Rasputinit i Putinit, mund të qëndrojnë agjentë të FSB. Ekziston frika se vetë rrethi i brendshëm i Putinit po i kthehet kundër presidentit rus, pasi kërkon largimin e tij nga pushteti, në mesin e rritjes së zemërimit mbi luftën e mundimshme në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë