Vrasja me thikë në Elbasan, Gjykata lë në burg Sanxhaktarin dhe Hajdarin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin, të cilët gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.

Seanca gjyqësore u mbajt pa praninë e medias, ndërsa në pretencën e tij, prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit. Ndonëse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, solli argumente se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur. Por kjo nuk ka mjaftuar për ta bindur gjykatësen Pajtime Fetahu të vendose në favor te tyre, duke i cilësuar elementë të rrezikshëm për shoqërinë.