Vrasja në Laprakë, policia në kërkim të një 19-vjeçari

Vrasja e 17-vjeçares dhe plagosja e shokut të saj 23-vjeçar, mbrëmjen e djeshme në Laprakë, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Për gjetjen e të dyshuarit janë angazhuar dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë dalë nga kryeqyteti. Ndihmesë të veçantë në identifikimin e tij dhanë kamerat e sigurisë, të cilat fiksuan momentin kur 19-vjeçari qëlloi mbi makinën e të rinjve.

Sipas hetuesve, të cilët bene rindërtimin e skenës së krimit, Benga dhe Gjikolaj ishin në një nga lokalet e zonës aty ku dyshohet se nisi dhe konflikti. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve ata thanë se gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ndërsa sherri ishte banal.

Pasi të rinjtë dolën dhe iu drejtuan automjetit dy të dyshuarit iu afruan nga pas dhe qëlluan disa herë në drejtim të makinës tip Benz. Këtu Erion Benga mundi të lëvizë automjetin por kjo i shkaktoi vdekjen 17-vjeçares, e cila mori një plumb në kokë. Në momentin qe 23-vjeçari arriti të lëvizte makinën plumbat kapën xhamin e pasmë për të përfunduar në sediljen e parë, ku i morën jetën Griselda Gjikolajt.

17-vjeçarja sipas policisë jetonte në një banesë me qira në zonën e Laprakës, ndërsa Benga nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi u arrestua në vitin 2016 për shantazh. Në atë kohë ai u ndalua nga policia pasi shantazhonte një vajzë se do t’i publikonte një video intime.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: S’mund të ketë deputetë që shkojnë te njerëzit javën e fundit të fushatës
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kush s’i përgjigjet ritmit të 30 qershorit, del nga projekti i vitit 2021
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Reforma në Drejtësi, as nuk diskutohet, as nuk negociohet
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Nuk kam disponim për marrëveshje politike që rrezikon drejtësinë