Vrasja në Rrogozhinë, viktima Klevis Kapllani ishte dënuar në Itali për trafik narkotikësh

Një 33-vjeçar nga Sinaballaj i Rrogozhinës u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të marte brenda në automjetin e tij. Ka qenë një grumbullues qumështi i cili ka parë të pajetë Klevis Kapllanin dhe më pas njoftoi Policinë. Xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka bën të mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma armësh. Kapllani, i cili kishte dy emra, Bledar dhe Klevis, ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe prej dy vitesh ishte kthyer në vendlindje.