Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasje në pandemi/ Edhe pse në izolim, krimi nuk ndalet. Në 6 muaj, 25 të vrarë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 16:14 | Kronikë
Vrasje në pandemi/ Edhe pse në izolim, krimi nuk ndalet. Në 6

6-mujori i parë i këtij viti, ndonëse në karantinë për 60 ditë, nuk ndaloi ngjarjet kriminale dhe ekzekutimet. Nga janari e deri në fund të qershorit, në Shqipëri 25 persona mbetën të vrarë, ku edhe pse të izoluar për më shumë se 2 muaj, krimi nuk ndaloi.

Mbrëmjen e 23 prillit, sherri për dritën e shkallës do të trondiste qytetin e Korçës. Apostol Bozhgolli ekzekutoi me thikë fqinjin e tij Petrika Treska, 67 vjeç.

Nuk do të kalonin shumë dhe më 27 prill vendi u trondit me dy ngjarje të rënda kriminale, ku 4 persona u vranë. Kol Murrani, rapsod në Lezhë, dhe Preng Simoni, miq me njëri-tjetrin, u ekzekutuan nga breshëria e automatikut në fshatin Lalm Lukaj. Po në të njëjtën ditë, një tjetër atentat mafioz në Durrës i mori jetën dy vëllezërve. Te tregu i makinave, Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku, ndërsa ngjarja u zbardh brenda pak ditëve me arrestimin e Altin Ndocit dhe Klevis Allës.

Konflikti për pronën nga ana tjetër i mori jetën Ramadan Çelës, i cili u qëllua për vdekje nga i afërmi tij Ramazan Çela.

Ngjarjet kriminale vijuan sërish edhe pas vendimit të autoriteteve për të dalë nga karantina. Mbrëmjen e 30 majit, në qytetin e Laçit, në një hotel u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa njëri prej autorëve mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit. Policia arrestoi Eduart Lamajn teksa mjekohej ilegalisht në një spital privat, ku u gjetën dhe dy pistoleta.

Në Krujë, mbrëmjen e 4 qershorit, pranë banesës së tyre u ekzekutuan vëllezërit Gramoz dhe Xhontil Bardhi. Policia arriti të identifikojë si autor Roland Pulën, i cili vijon të jetë në kërkim. Por, në një kohë që kryeqyteti nuk kishte regjistruar ngjarje të tjera, mbrëmjen e 11 qershorit u ekzekutua me breshëri automatiku Hekuran Billa. Për vrasjen u arrestuan 5 persona, ndërsa dyshohet se 40-vjeçari u eleminua për gjakmarrje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani