Vrasjet mafioze, kriminologu: Segmente të policisë, familjarizim me grupet kriminale

Situata kriminale në vend bëri që drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu të mbledhë në Tiranë të gjithë drejtuesit e policisë në qarqe. Takimi zgjati për më shumë se një orë ku fokusin kryesor veç hapjes së sezonit turistik e kishte numri i lartë i vrasjeve të cilat jo vetëm që nuk po ndalen por vetëm brenda 9 ditëve të para të qershorit 9 persona janë vrarë.