Vrau të dashurën ganeze dhe u vetëvra, dëshmitë e banorëve në polici: Pati debate të ashpra mes çiftit

Policia mori në pyetje banore të pallatit ku 26-vjeçari Klinton Pira qëlloi me thikë për vdekje të dashurën e tij ganeze e më pas u vetëhodh nga kati i 8 i pallatit. Nga dëshmitë mësohet se çifti kishte debatuar ashpër, ndërsa i riu kishte qëlluar disa herë me thikë bashkëjetuesen e tij.