Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vucic për Thaçin: E dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme, por duhet të mbrojmë serbët në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 15:59 | Aktualitet
Vucic për Thaçin: E dimë që kanë ndodhur krime

“Të tregohemi të përmbajtur pas aktakuzës ndaj Thaçit”. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili siç tha, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian i bëri këto komente pas takimit të zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vucic, 1 ditë pasi u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Një zëdhënëse e Komsionit Europian përcolli mesazhin që Von der Leyen u dha liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Presidentja e Komisionit Europian shprehu mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, i cili është thelbësor për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ata u dakordësuan gjithashtu mbi reformat që duhen ndërmarrë si pjesë e rrugës drejt  BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe korrupsionit”.

Pas takimit, Vucic konfirmoi vazhdimin e dialogut me Prishtinën duke thënë se, para rikthimit në tryezën e negociatave do të merrnin pjesë në një samit, me përfaqësues të shteteve më të mëdha europiane, i cili do të lidhet me vijimësinë e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pranishëm në takim ishte edhe i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajcak. Më herët, Vucic reagoi edhe ndaj aktakuzës kundër presidentit Thaci, duke thënë se gjëja më e rëndësishme është të tregoheshin të përmbajtur. “Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme, por duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo lloj sulmi”, tha Presidenti serb në Bruksel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani