Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Wadephul kërcënon me negociatat, Balla: Marrëveshje me opozitat, që të gjithë të jenë të fituar

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 17:37 | Politikë
Wadephul kërcënon me negociatat, Balla: Marrëveshje me opozitat,

Partia Socialiste konfirmoi se po përpiqet të bëjë marrëveshje me të dy opozitat në mënyrë që të gjithë të dalin fituar. Është ky reagimi i Taulant Ballës, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Duke iu përgjigjur sot një Twitter-i të datës 9 qershor të nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU gjermane, Johahn David Wadephul, Balla tha se nesër vijon puna për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve, duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat. “PS meriton lëvdata për këtë”, tha numri dy i forcës që qeveris vendin, Taulant Balla.

Më datën 9 qershor, pas votës pro në parim të socialistëve për ndryshimet kushtetuese, Wadephul shprehu keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit ende nuk është kodifikuar. “Miratimi i Reformës Zgjedhore konsensuale ndërpartiake pa asnjë ndryshim dhe zbatimi i tij është thelbësor për rrugën e Shqipërisë në BE. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, veçanërisht deputetëve, të finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm,’’ ishte apeli i Wadephul.

Por, përgjigjja e Ballës sot erdhi vetëm pak pas një interviste për “Panoramën” të gjermanit, që spikati për shqiptarët me përpjekjet për të zgjidhur kirzën para dhe pas 30 qershorit të vjetshëm në Shqipëri. Wadephul tha se nëse do të miratohen në Parlament vendimet për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe Kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve, do të ishte shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.

“Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shprehet nënkryeari i grupit parlamentar të partisë së kancelares Angela Merkel.

“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje,”, ishte paralajmërimi i Wadephul.

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Presidenca, ku zëdhënësi Tedi Blushi tha se Presidenti Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar. Meta i rikthehet llogarive të vendeve në Parlament, ku thekson se, “Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues, ndërsa procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor”.

“Ndaj, është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë”, është mesazhi i Kreut të Shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë