Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Wagner” mbyll operacionin “grirësja e mishit”, sulme me dron në Krime

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 08:11 | Bota
“Wagner” mbyll operacionin “grirësja e mishit”,

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, mercenarët e “Wagner” i kanë dhënë fund operacionit të tyre ushtarak në Bakhmut të Ukrainës.

Lajmi u dha nga vetë kreu i grupit, Prigozhin i cili shpjegoi për agjencitë ruse të lajmeve se “Operacioni grirësja e mishit në Bakhmut ka përfunduar”.

“Duhet theksuar se operacioni në Bakhmut nuk u projektua fillimisht për të marrë kontrollin e qytetit, por për të thërrmuar njësitë e forcave ukrainase si dhe arritjen e një “armëpushimi” për t’iu krijuar mundësinë trupave ruse që të rigrupoheshin”, u shpreh Prigozhin.

Kreu i Wagner ka qenë shumë kritik me drejtuesit e ushtrisë së Putin gjatë kohëve të fundit, madje ka akuzuar disa nga besnikët e kreut të Kremlinit se kanë lënë pa mbështetje e armë mercenarët e tij.

Ndërkohë, shpërthime të fuqishme janë regjistruar sërish gjatë natës, këtë herë në zonën e Krimesë.

Nga raportimet paraprake, prej guvernatorit të Sebastopolit, Mikhail Razvozhaev bëhet me dije se një dron humbi kontrollin dhe ra në një zonë të pyllëzuar, pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë