Xhaçka takon Osmanin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet

Bujar Osmani ka vizituar sot Tiranën, për herë të parë, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Pas takimit të parë me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, në konferencën e përbashkët për shtyp, u vu theksi tek integrimi në BE. Ministrja Xhaçka u shpreh se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet.