Xhafaj: Të mbajmë larg ata brenda nesh që kanë interesa klienteliste

Duke ndërhyrë në seancën e Parlamentit, ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafa foli për reformën në drejtësi duke vënë nën akuzë gjykatësit që ende nuk kanë kaluar Vettingun, duke thënë se “po bëjnë namin”, dhe se për to shkarkimi duhet shoqëruar me një padi penale.
Për Xhafajn, lidershipi i opozitës vazhdon të tentojë të delegjitimojë procesin, dhe se mazhoranca duhet të distancohet dhe të dëshmojë “se vullneti i shprehur në miratimin e kësaj reforme qëndron i palëkundur”. Ish ministri deklaroi edhe duhen mbajtur larg të gjithë ata, “edhe brenda nesh”, që kanë interesa klienteliste.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN