Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ylfete Fanaj zgjidhet në Parlamentin e Lucernit, Çitaku: Arritje e madhe

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 10:35 | Kosova
Ylfete Fanaj zgjidhet në Parlamentin e Lucernit, Çitaku: Arritje e

Këshilli Kantonal i Lucernit ka zgjedhur shqiptaren e Kosovës, Ylfete Fanaj, kryetare të këtij këshilli për vitin 2020/2021.

Me 3925 vota të mbledhura nga banorët me të drejtë vote të qytetit të Lucernit, ajo ka fituar të drejtën të përfaqësojë elektoratin dhe partinë e saj (socialdemokrate) në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Ky hap e bën Ylfeten shqiptaren e parë të Zvicrës që ka mbërritur në këtë shkallë.

Fadil Çitaku, nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër, komentoi këtë arritje në një lidhje direkte me “Ditari” në A2: “Është një arritje jashtëzakonisht e madhe që një emigrante të udhëheqë Parlamentin e Lucernit, që është konservator. Ky është tregues premtues për të gjithë politikëbërësit e diasporës”.

https://a2news.com/2020/06/23/moj-e-bukura-more-kenga-arbereshe-kurorezon-deputeten/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani