Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Ylli i Krishtlindjeve", shfaqja e vetme për publikun e vogël në prag të festave të fundvitit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 10:52 | Aktualitet
"Ylli i Krishtlindjeve", shfaqja e vetme për publikun e

Pema e Krishtlindjes dhe zbukurimet e Vitit të Ri janë tanimë dekori i çdo fundjave në sallën e vogël të Arturbinës, sepse në sallën e Teatrit Eksperimental po shndrin “Ylli i Krishtlindjes”, një shfaqje që vjen për publikun e vogël.

Për aktorët, rikthimi në skenë po perceptohet si një festë e vërtetë, e sidomos edhe më e gëzueshme është atmosfera kur publiku janë të vegjlit.

“Vërtet fëmijët kënaqen, por ndonjëherë më duket se kënaqemi ne më shumë. Sado kemi punuar, nuk krahasohen këto shfaqje për fëmijë me ato për të rritur, për energjinë që japin”, thonë aktorët.

Dilema nëse ekziston babagjyshi apo jo i kaplon të gjithë dhe interaktiviteti i publikut me aktorët e bën edhe më argëtuese shfaqjen.

“Ylli i Krishtlindjes” vjen çdo fundjavë në orën 10:30 në Teatrin eksperimental, jo vetëm si një shfaqje argëtuese për fëmijët, por edhe si një shfaqje ku nuk mungojnë mesazhet.

Kjo skenë teatrale, më e vogla në vend është edhe e vetmja këtë fundvit që ofron diçka për të vegjlit, që tanimë nuk kanë as cirkun dhe as Teatrin e Kukullave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë