Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Yuri Kim apel liderëve të partive: Pastroni listat, jo se e kërkojnë ambasadorët, por ligji dhe respekti për votuesit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 07:41 | Politikë
Yuri Kim apel liderëve të partive: Pastroni listat, jo se e

Yuri Kim nuk sprapset nga fjalët e Edi Ramës, që e cilësoi moral pa lidhje kërkesën e vazhdueshme të ambasadores amerikane për të pasur lista të pastra të kandidatëve për deputetë. Përfaqësuesja e Uashingtonit në Tiranë I shpjegoi edhe njëherë Kryeministrit motivet e kërkesës së saj për të mbajtur larg Parlamentit personat e inkriminuar.

“Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1356758766528720897

Përballë kësaj kërkese të përsëritur të Kim, në një kohë kur listat e kandidatëve për deputetë nuk kanë shumë kohë për t’u hartuar, kryeministri të martën ishte i ashpër.

“Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. 30 vite pasi kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit, i kërkohet kryetarëve të partive politike të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri del se ka gënjyer. Si mundet një parti politike të penetrojë nëpër zgafellet e dokumenteve që bota i ka të mbyllura sepse nuk ka në Europë një ligj si ky. Bota pas pesë vitesh të konsideron të larë. U bë këtu sikur jemi në malin Athos dhe bëjmë moral pa lidhje. Dhe kërkojmë llogari në adresa të gabuara”, tha Rama

Dikur në konflikt me ndërkombëtarët, nderin e ambasadores e ruajti Lulzim Basha, që këtë qasje të kryeministrit e quan të turpshme.

“Është një turp i jashtëzakonshëm që për herë të tretë apo të katërt, njeriu që shkatërroi besimin e shqiptarëve te politika sepse promovoi njerëz me rekorde kriminale, lan duart si Ponc Pilati”, tha Basha.

Në fillim të kësaj jave, për të njëjtën çështje, Kryeministri deklaroi se partitë zbatojnë ligjin e dekriminalizimit por nuk janë dhoma torturash. Ndërsa përgjegjësia e kujt fsheh problemet e shkuara me drejtësinë është individuale, sipas Ramës, jo kolektive. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani