Yuri Kim apel shqiptarëve: Pajisuni urgjent me karta identiteti dhe pasaporta, që të votoni

Ambasadorja amerikane u bën apel qytetarëve shqiptarë që të pajisen me karta identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thekson se lëshimi i letërnjoftimeve të reja është pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.