Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Yuri Kim, ashtu si nuk e kemi parë, shijon serenatat në Pogradec

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 18:35 | Aktualitet
Yuri Kim, ashtu si nuk e kemi parë, shijon serenatat në Pogradec

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka përmbyllur vizitën e saj në Pogradec duke ndjekur një aktivitet me muzikë live të këngëtares së njohur pogradecare, Ermira Babaliu.

Pas takimeve zyrtare nga agjenda e saj, diplomatja amerikane nuk harron të marrë dhe përshtypjet më të mira nga qytetet shqiptare që ajo viziton.

Ambasadorja Kim dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çel ishin sot në Pogradec ku zhvilluan një takim me koordinatorët e viktimave të sistemit të drejtësisë për Korçën, Elbasanin dhe Pogradecin. 

Dy javë më parë, ambasadorja amerikane vizitoi qytetin e Bajram Currit, ku ndër të tjera provoi rakinë dhe shijoi performancën e Ansamblit Dardania.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli