Yuri Kim bën bilancin: Çrrënjosja e korrupsionit është çështje kombëtare

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 15:18 | Aktualitet
Yuri Kim bën bilancin: Çrrënjosja e korrupsionit

Përfundimin e mandatit të saj diplomatik në Tiranë, Yuri Kim, e sigloi me një bilanc të tre viteve e gjysmë në krye të ambasadës amerikane.

Njësoj si në janarin e vitit 2020 kur mbërriti në Shqipëri, fokusi vijon të ketë reformën në Drejtësi. 

 “Dua ta qartësoj se gjatë mandatit të tyre në Shqipëri, ambasadorët nuk ndjekin agjenda personale. Dhe ndaj pyetjes suaj nëse ka diçka që duhet të përmirësohet, absolutisht që po! Gjithashtu, është e rëndësishme të vijohet me përkushtim me reformat, sikurse ka qenë reforma në drejtësi, sikurse është çrrënjosja e korrupsionit.”

Pikërisht korrupsionin diplomatja amerikan sheh si problematikë në varfërimin e vendit, duke mos kursyer tonet negative ndaj atyre që duhet të bëjnë drejtësi në këtë vend. 

“Çështja e reformës në Drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit nuk është thjeshtë një çështje morali, por është çështje kombëtare dhe prosperiteti. Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të bëhet një vend i pasur. Gjykatat dhe prokurorët duhet të jenë të pavarur, duhet të jenë persona me integritet. Dhe kjo është arsyeja se për SHBA-në dhe BE-në shtyjnë përpara në Reformën në Drejtësi.”

Mandati i Yuri Kim në Shqipëri u shoqërua gjithashtu me përplasje politike dhe akuza të forta publike ndaj saj.

Diplomatja amerikane i krahason me zëra sporadikë që kërkojnë të flasin në emër të shumicës.

“Përgjigjja do të zhgënjej ato persona që presin ta kthejnë në dramë. E vërteta është që ka qenë një kënaqësi të kem në këtë vend dhe sikurse në çdo kryeqytet ka një klasë zhurmëmadhe dhe ka disa zëra të lartë të cilët dëgjohen më shumëse të tjerët dhe përpiqen të flasin për të tjerët. Mua më pëlqen të di të vërtetën, ndaj kam vizituar të 61 bashkitë e këtij vendi dhe të njoh njerëzit dhe të zbuloj se çfarë mendoj qytetarët, çfarë pëlqejnë dhe çfarë nuk pëlqejnë.”

Por mbyllja e mandatit në Shqipëri nuk do të thotë edhe shkëputja e vëmendjes ndaj shqiptarëve.

Ashtu siç kishte lajmëruar A2CNN, Yuri Kim do të marrë një pozicion të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit si zv/ndihmës sekretare për Europën, duke vijuar të ketë në fushën e përgjegjësisë së vet edhe Shqipërinë.

“Në pozicionin tim të ardhshëm unë do të kem përgjegjësi të gjithë Europën, përfshirë Shqipërinë. Unë jam e lumtur për këtë. Mbase jo të gjithë janë të lumtur, por unë jam!”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi